Rreth Nesh

 

Në sajë të mbështetjes financiare të qeverisë italiane dhe Zyrës së Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri, Programi për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, si produkt i marrëveshjes së përbashkët të dy qeverive tona, po ndihmon sot realisht biznesin vendas...

Më Tepër

Çfarë është Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri (SME)?

sl-4

Në sajë të mbështetjes financiare të qeverisë italiane dhe Zyrës së Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri, Programi për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, si produkt i marrëveshjes së përbashkët të dy qeverive tona, po ndihmon sot realisht biznesin vendas, sidomos SME-të, që si numër përbëjnë 95 përqind të të gjitha kompanive të tregut shqiptar. Për Ministrinë e Zhvilimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe për gjithë Qeverinë Shqiptare, ky program ka rëndësi të  veçantë, sepse mundëson mbajtjen e ritmit të lartë të zhvillimit të ekonomisë së vendit.

 

 

Read more...
 
Çfarë është Fondi Shqiptar i Garancisë (FSHG)?

Një nga komponentët e rëndësishëm të Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve është  fondi 2,5 milion Euro për krijimin e Fondit Shqiptar të Garancisë.

Ky fond do të përdoret për të mbështetur Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME), për marrjen e kredive, kur ato kanë mungesë kolaterali.

Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Marrëveshjes së Programit dhe Marrëveshjes Financiare, kanë rënë dakort që Fondi Shqiptar i Garancisë të zbatohet fillimisht në një Fazë Pilot me kohëzgjatje një vit dhe me një fond prej 500,000 Euro. 

Fondi Shqiptar i Garancisë menaxhohet nga Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU), e ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS), e cila menaxhon edhe Linjën e Kredisë të këtij Programi. Fondi Shqiptar i Garancisë do të lidhet drejtpërsëdrejti me Linjën e Kredisë.

 

Read more...