Rreth Nesh

 

Në sajë të mbështetjes financiare të qeverisë italiane dhe Zyrës së Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri, Programi për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, si produkt i marrëveshjes së përbashkët të dy qeverive tona, po ndihmon sot realisht biznesin vendas...

Më Tepër

Seminare mbi Sistemet e Menaxhimit të Mjedisit dhe standartin UNI-EN-ISO 14001

akt1

Në kuadrin e Programit për zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në Shqipëri, u organizuan seminare dy ditore mbi Sistemet e Menaxhimit të Mjedisit bazuar në Standartin ISO 14001, të cilat u financuan dhe u organizuan nga Kooperacioni Italian për Zhvillim në Shqipëri në bashkëpunim me Njësinë e Menaxhimit të këtij Programi (PMU) – pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Seminari i parë u organizuar në Tiranë në dt. 22-23 Shkurt pranë Zyrës tregtare të Ambasadës Italiane dhe seminari i dytë u organizua në Shkodër më dt. 24-25 Shkurt pranë Zyrës Rajonale të Punësimit Shkodër, dhe seminari i tretë u organizua në Vlorë më dt. 17-18 Mars.

Qëllimi i kësaj serie seminaresh që bazohet mbi standartet ndërkombëtare mjedisore, është të krijojnë pranë bizneseve shqiptare bazat për një sistem efikas të menaxhimit mjedisor, i cili  duke u integruar me kërkesat e tjera të menaxhimit, ndihmojnë bizneset për të arritur objektivat e tyre mjedisore dhe ekonomike.

Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit po përhapet gjithnjë e më shumë pranë bizneseve për të siguruar një politikë mjedisore efiçente dhe sistematike dhe një impenjim për të identifikuar dhe mbajtur nën kontroll ndikimet mjedisore të aktiviteteve, proceseve dhe produkteve të ndërmarrjeve dhe për të kërkuar në mënyrë sistematike përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, efikas dhe të qëndrueshëm.

Standarti ISO 14001, i njohur në nivel ndërkombëtar dhe i zhvilluar nga komiteti ISO (International Organization for Standardisation), përfshin bazat mbi të cilat vlerësohet një ndërmarrje për çertifikimin e sistemit të menaxhimit mjedisor. Ky çertifikim është vullnetar për bizneset, por përfitimet e tij janë shumë të rëndësishme si për biznesin, ashtu edhe për publikun.
akt2Një Sistem efiçent i Menaxhimit të Ambjentit dhe sigurimi i çertifikimit ISO 14001 janë mjetet e nevojshme për të transformuar kufizimet mjedisore në favor të biznesit dhe për të rritur konkurrencën ndërmjet bizneseve. Ndërmjet përfitimeve të një menaxhimi korrekt të mjedisit renditen lehtësimi i marrjes së lejeve dhe autorizimeve, përmirësimi i imazhit të biznesit dhe përmirësimi i marrëdhënieve me publikun, stimulimi dhe riorganizmi administrativ, reduktimi i incidenteve që përfshijnë përgjegjësi sociale e humane, si dhe jep mundësi për pjesëmarrje në tendera dhe konkurse ndërkombëtare ku lejohet pjesëmarrja vetëm për ndërmarrje me Sisteme Menaxhimi Mjedisor të çertifikuara.

Në fjalën e tij Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri Aldo Sicignano theksoi faktin që duke u bazuar pikërisht në këto avantazhe dhe në rolin e tij të Donatorit Kryesor Europian për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, Kooperacioni Italian për Zhvillim në Shqipëri promovon në mënyrë aktive këto seminare dhe të tjera si këto që do të vijojnë, duke krijuar mundësinë për të përmirësuar kontekstin në të cilin vepron sektori privat shqiptar, për të fuqizuar zhvillimin e bizneseve vendase, për të rritur konkurueshëmrinë e tyre në tregun europian dhe ndërkombëtar dhe për të mbështetur procesin e integrimit europian nëpërmjet adaptimit të reformave strukturore për përshtatjen e kërkesave të zgjerimit.

Instrument i dobishëm për arritjen e këtyre objektivave është pa dyshim Programi për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME), një nisëm e rëndësishme e Kooperacionit Italian në Shqipëri që mbart një impenjim prej 45 milion Euro, në kuadër të të cilit përfshihen seminaret e financuara nën komponentin e Asistencës Teknike të parashikuar nga ky Program.