Rreth Nesh

 

Në sajë të mbështetjes financiare të qeverisë italiane dhe Zyrës së Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri, Programi për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, si produkt i marrëveshjes së përbashkët të dy qeverive tona, po ndihmon sot realisht biznesin vendas...

Më Tepër

Çfarë është Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri (SME)?

sl-4

Në sajë të mbështetjes financiare të qeverisë italiane dhe Zyrës së Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri, Programi për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, si produkt i marrëveshjes së përbashkët të dy qeverive tona, po ndihmon sot realisht biznesin vendas, sidomos SME-të, që si numër përbëjnë 95 përqind të të gjitha kompanive të tregut shqiptar. Për Ministrinë e Zhvilimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe për gjithë Qeverinë Shqiptare, ky program ka rëndësi të  veçantë, sepse mundëson mbajtjen e ritmit të lartë të zhvillimit të ekonomisë së vendit.

 

 

Ai ka tre komponentë:

  1. 25 milion Euro kredi të buta për linjën e kredisë në favor të SME-ve.
  2. 2,5 milion Euro fondi për krijimin e Fondit të Garancisë, i cili mbështet SME-të për marrjen e kredive, kur ato kanë mungesë kolaterali.
  3. 1,7 milion Euro grant për asistencën teknike, i cili synon rritjen e kapaciteteve për zbatimin e këtij programi dhe në tërësi për hyrjen e SME-ve në tregun financiar të vendit per me teper shkarko broshuren .